Lajme

Cakolli: 12 mijë votat nga diaspora nuk mund të kenë ndryshime në proces zgjedhor

02/11/2025 22:43
nga:Sh R

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim në ”Click” të RTV21 tha se 12 mijë votat nga diaspora nuk mund të kenë ndryshime në proces zgjedhor.

“Në bazë të rezultateve paraprake që janë publike nga KQZ, LVV nuk mund të ketë më shumë se 47 mandate në këtë rezultat që e kanë por duke e ditur që kemi përafërisht edhe 95 mijë vota të paktën në lojë, atëherë janë në pyetje edhe deri në tre mandate tjera të cilat mund të ndryshojnë në varësi të rezultateve që prodhon sidomos votimi jashtë vendit. Përshkak se në mesin e 12 mijë votave të diasporës ato nuk prodhojnë asnjë ndryshim përshkak se në secilin proces zgjedhor ato me plus minus 1% dallim kanë ndjekur trendin e njëjtë sikur në vendet e votimit të rregullta”, tha Cakolli. /21Media