Lajme

Plani i firmosur nga Trump për Gazën synon një zgjidhje diplomatike, thotë politikania izraelite

02/11/2025 17:57
nga:G B

Zëvendësministrja e Jashtme e Izraelit e ka mirëpritur ndërhyrjen e Donald Trump në marrëveshjen e armëpushimit të Gazës.

Sharren Haskel për programin World at One të BBC Radio 4 u shpreh se i vjen mirë që presidenti Trump është shumë i vendosur në deklaratën e tij, transmeton klankosova.tv.

”Unë e di se sa presion i bën në të vërtetë palës tjetër”.

“Për herë të parë për një vit e gjysmë, ka një presion nga pala tjetër për t’u ulur dhe për të arsyetuar”.

Ajo thotë se po e “mirëpret” sepse synon të ofrojë një “zgjidhje diplomatike”.

Haskel thotë gjithashtu se Hamasi mund ta zgjidhë këtë duke liruar katër pengjet që janë menduar të lirohen të shtunën dhe të ndalojë “kërcënimin” e Izraelit.