Një aksident zinxhirorë ka ndodhur në Leipzig të Gjermanisë, atje ku u aksidentuan pesë makina e mbetën të lënduar 7 persona.
Sipas policisë gjermane, aksidenti erdhi pasi vozitësi i Audisë kishte vozitur shpejtë dhe i ishte përplasur me tre automjete që gjendeshin para tij.
Sipas të dhënave të para të shtatë personat e lënduar gjenden në spital.
Ndërkaq, nuk janë dhënë më shumë detaje rreth gjendjes së tyre shëndetësore.


