Lajme

Zogaj: Është koha që VV t’ia japë postin e kryeministrit një partie tjetër, nëse do të mos prodhojë krizë politike

02/10/2025 16:20
nga:G B

Analisti Petrit Zogaj, ka kujtuar koalicionet ndër vite në mes partive në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se tani është koha që VV t’ia japë postin e kryeministrit një partie tjetër, nëse do që të mos prodhojë krizë, përndryshe ai ka thënë se VV është në rënie të lirë dhe kjo rënie nuk ndalet deri në 25 për qind.

Postimi i tij i plotë:

Me 2001 LDK i fiton zgjedhjet me 45%, kryeministrin ia jep PDK-se, dhe AAK behet pjese e qeverise. Me 2004, LDK i fiton zgjedhjet me 45%, ndersa i jep kryeministrin AAK-se me 8-9%. Me 2014, PDK i fiton zgjedhjet me dikund 30%, dhe pas nje krize disa mujorshe, i jep kryeministrin LDK-se qe kishte dikund 28%. Te dy partite e medha kane fituar zgjedhjet dhe i kane dhene kryeministrin partive me te vogla. Tash eshte koha qe LV me kete fitoren e 41/2 % t’i jap postin e kryeministrit nje partie tjeter, sigurisht, nese do qe te mos prodhoje krize politike. Permdryshe, LV eshte ne renie te lire dhe nuk ka gjasa qe kjo renie te ndalet deri te arrine dikund 25%.