Lajme

Malisheva gati për numërim me metodën e vjetër

02/10/2025 00:21
nga:Lorik J

Për shkak të rënies së sistemit të KQZ-së, kryesuesit e vendvotimeve janë detyruar të qëndrojnë në palestrën e sporteve, “Habib Zogaj” në Malishevë, deri në dorëzimin e materialit sensitiv.

Ndryshe prej sistemit të vjetër ku kodet e kutive të votimit janë shënuar me dorë, kësaj radhe kanë pasur barkode dhe dorëzimi i kutive dhe materialit tjetër sensitiv (lapsit matrikues, kamerave), Komisioni Komunal Zgjedhor është bërë me skaner për herë të parë nëse kutitë e votimit janë në rregull.

Klanin e ka kontaktuar kryesuesi i një pike të votimit në qendrën më të madhe të votimit në Malishevë, Rafet Kryeziu, duke u ankuar që nuk po i lejojnë të dalin jashtë palestrës për shkak të rënies së sistemit të KQZ-së.

Përfaqësuesi i KKZ-së, Mentor Shala, i cili është ushtrues detyre, tha që arsyeja pse i kanë bllokuar është për shkak se kryesuesit e kanë një kontratë me KKZ-në që nuk duhet të largohen pa e dorëzuar materialin zgjedhor.

Tani po vazhdojnë me metodën e vjetër të numërimit, teksa një komisioner nën mbikëqyrjen e trajnerin po e bën verifikimin e kutive.