Lajme

Bekteshi: Ne kemi fituar një familje të madhe mbështetësish, kemi dëshmuar se kur jemi të bashkuar, bëjmë ndryshime të mëdha

02/08/2025 21:51
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Linda Bekteshi, iu ka shprehur falenderimet të gjithëve për mbështetjen gjatë fushatës.

Bekteshi ka falenderuar edhe kryetarin e degës, Xhafer Gashi, për mbështetjen, udhëheqjen dhe besimin.

“Së bashku kemi treguar që fushatat nuk janë thjesht garë, por veprim plot përkushtim për jetë e shpresë, për bashkim dhe për një angazhim të përbashkët për të mirën e vendit tonë.Ne kemi fituar një familje të madhe mbështetësish dhe kemi dëshmuar se kur jemi të bashkuar, mund të bëjmë ndryshime të mëdha. Ky është vetëm fillimi” shkruan Bekteshi raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq dhe përkrahës!

Me zemër plot mirënjohje, dua t’jua shpreh falënderimet më të sinqerta secilit prej jush për mbështetjen gjatë kësaj fushate. Ishte një rrugëtim i gjatë, përplot energji pozitive, përkushtim dhe besim të madh në vizionin tonë për të ardhmen.

Një falënderim i veçantë kryetarit të Degës, Xhafer Gashit, për mbështetjen, udhëheqjen dhe besimin e tij. Së bashku kemi treguar që fushatat nuk janë thjesht garë, por veprim plot përkushtim për jetë e shpresë, për bashkim dhe për një angazhim të përbashkët për të mirën e vendit tonë.

Ne kemi fituar një familje të madhe mbështetësish dhe kemi dëshmuar se kur jemi të bashkuar, mund të bëjmë ndryshime të mëdha. Ky është vetëm fillimi!

Faleminderit nga zemra për mbështetjen, për çdo fjalë inkurajimi dhe çdo hap të hedhur së bashku!