Lajme

Manaj takohet me rininë e Istogut: Ju jeni ekipi i fitoreve të mëdha, shpirti fisnik i Lidhjes Demokratike të Kosovës

02/08/2025 11:40
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, u takua me rininë e Istogut, raporton GazetaBlic.

Manaj thotë se ata kanë qenë ekipi më i mirë i kampanjës zgjedhore në gjithë Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Shkëmb Manaj u drejtua para Rinisë së Istogut: “Ju keni qenë ekipi më i mirë i kampanjës zgjedhore në të gjithë Republikën e Kosovës!Ju jeni ekipi i fitoreve të mëdha, shpirti fisnik i Lidhjes Demokratike të Kosovës✌️! Kjo është garanca e fitores së madhe me 9 shkurt! Falemnderit nga zemra për mbështetjen tuaj të madhe!”