Kandidati për deputet nga LDK-ja, dr. sci Besim Mulaj, ka zhvilluar sot takim në Klinë.
Mulaj tha se u takuan me aktivistë të pesë nëndegëve të qytetit.
“Klina përfaqësohet nga kandidatët për deputet, kryetari i degës z. Alban Rraci, dhe miku im Arben Limanaj. I uroj shumë sukses të dyve në këtë rrugëtim të rëndësishëm dhe i falenderoj për mbështetje të vazhdueshme që po na japin ne si kandidat nga Istogu” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot patëm një takim të shkëlqyer në Klinë, ku u takuam me aktivistët tanë të pesë nëndegëve të qytetit. Klina përfaqësohet nga kandidatët për deputet, kryetari i degës z. Alban Rraci, dhe miku im Arben Limanaj. I uroj shumë sukses të dyve në këtë rrugëtim të rëndësishëm dhe i falenderoj për mbështetje të vazhdueshme që po na japin ne si kandidat nga Istogu.
Mos harroni, nesër në ora 18:00 jemi në Prishtinë për tubimin më të madh elektoral!
Bashkohuni me ne për të bërë ndryshimin!
#LDK #Klina #LDK124 #NR79 #BëhuNdryshimi


