Lajme

Besim Mulaj u bën thirrje mediave e gazetarëve: Me votën tuaj mund të kontribuoni për një Kosovë më demokratike

02/07/2025 10:54
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj ka bërë thirrje për mbështetje nga mediat dhe gazetarët, duke thënë se votën e tyre dhe atë të familjeve të tyre, mund të kontribojnë për një Kosovë më demokratike dhe më të hapur ndaj botës.

Ai tha se e vlerësojmë lart rolin tuaj në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të informuar, si dhe liria e medias është themeli i një shteti të drejtë dhe euroatlantik, dhe unë, bashkë me subjektin tim, ju mbështesim fuqishëm në këtë kauzë fisnike.

Postimi i plotë:

Të dashura media dhe gazetarë,

Puna juaj është një mision fisnik dhe sfidues. Në këto pesë vite të qeverisjes së majtë, ju jeni ballafaquar me barriera të shumta – nga kufizimi i qasjes në informata deri te etiketimet dhe sulmet publike nga zyrtarët qeveritarë. Megjithatë, përkushtimi juaj për informimin e drejtë dhe të pavarur të qytetarëve të Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ai tha se e vlerësojmë lart rolin tuaj në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të informuar, si dhe liria e medias është themeli i një shteti të drejtë dhe euroatlantik, dhe unë, bashkë me subjektin tim, ju mbështesim fuqishëm në këtë kauzë fisnike.

Koha është për ndryshim! Përtej profesionit tuaj si gazetarë, pronarë apo punonjës mediash, ju mbi të gjitha jeni qytetarë të Kosovës. Me votën tuaj dhe atë të familjeve tuaja, mund të kontribuoni për një Kosovë më demokratike dhe më të hapur ndaj botës.

Ju bëj thirrje që më 9 shkurt të votoni Lidhjen Demokratike të Kosovës me numër 124 dhe Dr. Lumir Abdixhikun për Kryeministër, si dhe të më mbështesni mua si kandidat për deputet me numër 79.

Boll më me qeverisjen e majtë dhe konfliktet e pafundme! Kosova është e vogël, por ka mundësi për të gjithë. Zoti ju bekoftë ju dhe Kosovën tonë!