Lajme

Berisha dhe Nitaj vizituan Handikos: Një takim shumë i frytshëm dhe me shumë vizione

02/06/2025 13:31
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, së bashku me sekretarin e partisë Muharrem Nitaj, kanë vizituar Handikosin, raporton GazetaBlic.

Berisha thotë se AAK ka nënshkruar Deklaratën e Zotimit, se në praktikat qeverisëse do të përfshijë çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e personave më aftësi të kufizuara.

Postimi i plotë:

Beka dhe Sekretari i përgjithshëm i AAK-së Muharrem Nitaj, vizituan Handikos!

Një takim shumë i frytshëm dhe me shumë vizione!

Një nga aspektet më të rëndësishme të bisedës që u zhvillua ishte kuptimi më i thellë i nevojave dhe kërkesave të Handikosit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nënshkruar Deklaratën e Zotimit, se në praktikat qeverisëse do të përfshijë çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të krijojmë një shoqëri të barabartë dhe të drejtë për të gjithë, pa përjeshtuar askënd.

Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth fushatës dhe kandidaturës së Bekës, mund ta vizitosh linkun më poshtë: