Sporti

Memphis Depay dënohet me burgim me kusht

02/06/2025 13:26
nga:Mergim Rreci

Memphis Depay u dënua me katër muaj burg me kusht për shkak se kishte vozitur në gjendje të dehur në Monako.

Sulmuesi holandez u ndalua nga policia për drejtim të pakujdesshëm me një Rolls-Royce më 6 gusht 2024, raportoi transmetuesi francez RMC Sport.

Ai kishte një përmbajtje alkooli në gjak prej 1.01 promile.Dënimi me kusht do të thotë se do të zbatohet nëse ai përsërit veprën, për të cilën gjykata në Monako e gjobiti edhe me 2000 euro dhe e ndaloi për dy vjet drejtimin e automjetit në principatë.

Ai pranoi akuzat dhe kërkoi falje në momentin e arrestimit. Ai nuk mori pjesë në vendimin e dënimit dhe ka dy javë kohë për të bërë ankesë.

/GazetaBlic Sport/