Sporti

Rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës, në këtë fundjavë fillon edicioni pranveror

02/06/2025 11:30
nga:Mergim Rreci

Rikthehet më në fund Superliga e Kosovës në futboll.

Disa ndeshje interesante do të zhvillohet në xhiron e 19-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Të premten, Ballkani e pret skuadrën e Dukagjinit, kurse Drita do të përballet me Malishevën në Gjilan.

Të shtunën zhvillohen poashtu dy takime, Llapi – Gjilani dhe Prishtina Suhareka, ndërsa të hënën, Ferizaj e pret Feronikelin.