Ngjarjet e ditës: 06 shkurt 2025
10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres INPO, mbajnë konferencë për medie ku do të publikohet raporti: Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë: (Zgjedhjet Parlamentare 2025: Analizë e listave të kandidatëve dhe programeve politike). (Zyrat e IKD-së)
11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie, (Selia Qendrore e LDK-së)
11:30
Aktivitet e organizuar në kuadër të fushatës zgjedhore të Koalicionit për Familjen!:
11:30 – Kafeja e odës Tradicionale Shqiptare. (Sheshin Nënë Tereza)
12:00 – Shpallja e fituesve dhe ndarja e çmimeve në konkursin letrarë, Poezi për Familjen. (Sheshin Nënë Tereza)
12:30 – Ora letrare me poezitë e botuara dhe shpërndarja e doracakut. (Sheshin Nënë Tereza)
13:30
Komuna e Prishtinës bënë pranimit-dorëzimit të gjashtë kamionëve të rinj nga Drejtoria e Shërbimeve Publike për KRM “Pastrimi”, (Parkingu i Komunës së Re)
17:00
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mban tubim me qytetarët e Komunës së Prizrenit, (Sheshi i dëshmorëve “Ismet Jashari”)
18:00-20:00
Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku
18:00, Tubim elektoral në Gjilan, (Bulevardi “Ibrahim Rugova”, sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”)
20:00, Takim me banorët e fshatit Pozheran të Vitisë, (Restorant Jeta)


