Sporti

Ronaldo mohon gjithçka: Nuk do të kthehem tek Sportingu

02/05/2025 17:10
nga:Lorik J

Në një intervistë të fundit me Canal 11, superylli i futbollit botëror Cristiano Ronaldo foli bi spekulimet për një rikthim të mundshëm në klubin e tij të fëmijërisë, Sporting CP.

Ronaldo, i cili e filloi karrierën e tij të shkëlqyer në akademinë e Sportingut, e bëri të qartë se teksa ka një dashuri të veçantë për ekipin, ai nuk ka në plan të veshë sërish fanellën e Sportingut si lojtar.

“Më pëlqen të shikoj ndeshjet e Sportingut, është ekipi im”, tha Ronaldo. “Por nuk po planifikoj të kthehem për të luajtur atje. Mendoj se nuk ka kuptim”.

Sulmuesi portugez, i cili ka shijuar një karrierë me klube të nivelit të lartë si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, theksoi se fokusi i tij qëndron diku tjetër.

/GazetaBlic Sport