Lajme

Policia e Pejës sekuestron pistoletë dhe veturë pas ndjekjes së të dyshuarit

02/05/2025 10:10
nga:G B

Policia në Pejë pasditen e së martës ka ndjekur një të dyshuar të panjohur, i cili ka hyrë në oborrin e një fabrike dhe gjatë ikjes ka gjuajtur në tokë një pistoletë me karikator me 9 fishekë.

Arma është sekuestruar nga policia, ndërsa në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një veturë që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari.

Rasti vazhdon nën hetime policore.