Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Izet Sadiku ka thënë se banorët e Slivovës mbrëmë e kanë konfirmuar fitoren e LDK-së.
Sipas tij, pritja e tyre e vërtetoj këtë gjë.
“Fitore dhe asgjë më pak! Këtë e konfirmuan edhe qytetarët e Slivovës, të cilët na pritën me entuziazëm dhe atmosferë mjaftë të ngrohtë”. Ka shkruar Sadiku.
Duke marrë parasysh tubimin e mbrëmshëm, ai thotë se ndryshimi është esencial.
“…dhe ky është momenti kur qytetarët e Kosovës janë më të vendosur se kurrë për të votuar #LDK, përmes së cilës e ardhmja është e ndritur”..


