Ngjarjet e ditës: 05 shkurt 2025
09:00
Organizohen homazhe për të ndjerin, Prof. Dr. Isuf Dedushaj. (Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Prishtinë)
10:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon ceremoninë e pranimit të serverëve dhe pajisjeve përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së. Marrin pjesë kyesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi; ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde; UD Shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) – Zona Industriale, Fushë Kosovë)
11:00
Drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, Feride Rushiti, mban diskutim publik për punën që çoi deri te nominimi i saj për Nobel. (Reporting House)
11:00
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA bashkë me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK), mban aksion simbolik, (Kuvendi i Kosovës)
14:30
Bëhet varrimi i Prof. Dr. Isuf Dedushaj. (Varrezat e Qytetit të Prishtinës, lagjen Arbëria)


