Lajme

Rrezarta Krasniqi në Vushtrri: Forca e grave, fuqia e ndryshimit

02/04/2025 23:50
nga:Genita C

 Rrezarta Krasniqi u rrethua nga mbështetja e jashtëzakonshme e grave, familjes dhe miqve të ngushtë, raporton GazetaBlic.

Kandidatja e LDK-së për deputete, theksoi se fuqia më e madhe vjen nga uniteti dhe solidariteti i grave për ndryshimin!

E plotë:

Forca e grave, fuqia e ndryshimit!❤️
Një surprizë e paharrueshme nga Forumi i Gruas në Vushtrri, ku u rrethova me dashurinë dhe mbështetjen e grave të jashtëzakonshme – familja ime, shoqet, kushërirat dhe mbështetëset e palëkundura. Ky moment më kujtoi edhe njëherë se fuqia më e madhe buron nga uniteti ynë!
Faleminderit nga zemra! 🫶