Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit Kosova Fituese, e ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, të fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës më 26 prill të vitit 2023, ku thotë se kryeministri aktual Albin Kurti është “shef i hajnave”.
“Disa herë në foltore kam paralajmëruar rrezikun e lidhjeve të shkurta, si korrupsioni më i rrezikshëm për të cilin Lëvizja Vetëvendosje është përcaktuar. Pra, Lëvizja Vetëvendosje ka aplikuar një model korruptiv të lidhjeve të shkurta, i cili model si i tillë i del nga kontrolli edhe vendimmarrësve në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Mos harroni, flasim për një model të veçantë. Modeli i Lëvizjes Vetëvendosje njihet dhe quhet ‘lidhje e shkurtër korruptive’. Kur në një bord kur ka shumë interesa të punës vendosen dostat, ata që janë dosta të vendimmarrësve të kryeministrit i cili personalisht i ka intervistuar këta. Kuptojeni vetëm pak se pse kryeministri del në këtë foltore e mbron dostin dhe jo prokurorin. Lëvizja Vetëvendosje e ka përcaktim lidhjen e shkurtër si model korrupsioni”.
“Albin Kurti personalisht ka intervistuar deri në anëtarë të bordit të kompanive të ujësjellësit, nuk ka mundur dikush të marrë një detyrë përgjegjëse as në KEK, dhe as në kompani të tjera publike, ku ka interesa financiare pa u intervistuar nga Albin Kurti. Albin Kurti është shefi i të korruptuarve, Albin Kurti është krijuesi i modelit të korrupsionit ‘lidhje e shkurtër’, ‘dostat’”, kishte thënë Haradinaj në këtë video.
Videoe plotë:


