Gjakova e priti Bekë Berishën me entuziazëm në “Hotel Pashtriku”, ku kandidati ndau idetë e tij për përmirësimin e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe trashëgimisë historike të Gjakovës, duke e quajtur qytetin si një simbol të identitetit të Kosovës.
Berisha apeloi që shoqëria të angazhohet për mbrojtjen dhe zhvillimin e pasurisë kulturore dhe artistike, duke siguruar që historia dhe kultura e pasur e Gjakovës të mos humbasë.


