Sporti

Ish-lojtari i Bournemouth në koma pas një aksidenti të rëndë

02/03/2025 19:28
nga:Lorik J

Ish-futbollisti i Bournemouth, Jordan Chiedozie ndodhet në spital, në gjendje kome dhe me lëndime të rrezikshme për jetën pas një aksidenti të rëndë me makinë.

Chiedosi u dërgua në spitalin në Southampton me kocka të shumta të thyera dhe lëndime të tjera fizike.

Ai mbetet në koma. Chiedozie, 30 vjeç, luajti për ekipet e të rinjve të Bournemouth midis 2007 dhe 2014.

/GazetaBlic Sport