Lajme

Aksident mes 7 veturave në Prishtinë, 5 persona të lënduar

02/03/2025 12:24
nga:G B

Pesë persona janë lënduar në një aksident ku janë përfshirë shtatë vetura, në Rrugën B në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë 7 automjete, 4 në lëvizje e tri të parkuara.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete (4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazeta Blic.

Më poshtë foto nga aksidenti.