Lajme

Java e fundit e fushatës/ Abdixhiku: Rrugën e bëjmë bashkë – fitore dhe asgjë më pak!

02/03/2025 10:32
nga:G B

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar video nga tubime të mbajtura gjatë fushatës, raporton Gazeta Blic.

Derisa kemi hyrë në javën e fundit të fushatës, ai ka falënderuar komunat për tubimet madhështore, derisa ka thënë se këtë javë ka tubime në pesë bastionet tona të forta, në Lipjan, Istog, Gjilan, Podujevë e me mbyllje në Prishtinë.

Postimi i tij i plotë:

Java e fundit!

“T’ringritun, një za, kushtrimin me shpërnda:

Koha jonë ka ardhë!”

Faleminderit për tubimet e madhështore që na i dhatë në këto tre javë. Faleminderit Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Suharekë, Viti, Obiliq, Vushtrri, Fushë Kosovë, Shtime, Mitrovicë, Malishevë, Klinë, Rahovec, Dragash, Deçan, Junik, Kamenicë, Novobërdë, Kaçanik e Han i Elezit!

Po vijmë këtë javë në pesë bastionet tona të forta. Në Lipjan, Istog, Gjilan, Podujevë e me mbyllje në Prishtinë – për kryengritjen e djathtë gjithëkombëtare.

LDK është dashni!

Fitore dhe asgjë më pak!