Donjeta Dragusha, kandidate e LDK-së për deputetem shprehu mirënjohjen e saj për qytetarët e Obiliqit që e mbushën sallën, ku sipas saj, e kthyen tubimin në një manifestim shprese dhe vendosmërie për ndryshimin.
Ajo theksoi se LDK-ja është e vendosur për të sjellë një të ardhme më të mirë për qytetarët, duke nënvizuar mbështetjen për Lumir Abdixhikun dhe vizionin e tij.
E plotë:
Obiliqi i LDK-së🔥
Obiliqi sot tregoi fuqinë e vërtetë të bashkimit dhe besimit në ndryshim!
Një atmosferë e jashtëzakonshme, me qytetarë entuziastë që mbushën sallën dhe e kthyen këtë tubim elektoral në një manifestim të shpresës dhe vendosmërisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës 124✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Donjeta Dragusha 42✅
#BehuNdryshimi


