Lajme

Izet Sadiku: Hajvalia është e vendosur për ndryshimin, fitorja është e sigurt

02/02/2025 16:42
nga:Genita C

Izet Sadiku, kandidati i LDK-së për deputet me numrin 35, ka shprehur besimin e tij se fitorja është e sigurt dhe se banorët e Hajvalisë janë të vendosur për të sjellë ndryshimin, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se fryma e vendosmërisë dhe besimi për një të ardhme më të mirë ishin të pranishëm në çdo fjalë dhe qëndrim të qytetarëve gjatë takimit të mbrëmshëm.

Sadiku theksoi mbështetjen masive për programin “Rruga e re” dhe përkrahjen e qytetarëve për Lumir Abdixhikun.

E plotë:

Fitore dhe asgjë më pak! 💙

Banorët e Hajvalisë po e dëshmojnë, se janë të vendosur për të bërë ndryshimin.

Aty, fryma e vendosmërisë dhe besimi i fortë për një të ardhme më të mirë përshkuan çdo fjalë, thirrje, brohoritje dhe çdo qëndrim të banorëve.

Kjo u dëshmua edhe në takimin e mbrëshëm ku qytetarët në mënyrë masovike, përkrahën programin “Rruga e re” dhe kryeministrin në ardhje dr. Lumir Abdixhiku.

Bëhu ndryshimi! ✌️

124 LDK✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Izet Sadiku 35✅
#LDK124 #RrugaERe #BëhuNdryshimi #LumiAbdixhiku1 #IzetSadiku35