Lajme

Lushtaku shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të tragjedisë në Jabllanicë

02/02/2025 14:38
nga:G B

Kandidati PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, u ka shprehur ngushëllime për familjarëve të tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht mbrëmë në Shqiponjë të Gjakovës, raporton Gazeta Blic.

“Zoti i mëshiroftë tre fëmijët, ndërsa familjeve u dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Nga thellësia e zemrës, i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht mbrëmë në Shqiponjë të Gjakovës.

Zoti i mëshiroftë tre fëmijët, ndërsa familjeve u dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe!