Lajme

Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror

02/02/2025 14:23
nga:G B

Kandidati i koalicionit AAK-Nisma dhe partnerët për kryeministër, Ramush Haradinaj ka shkruar për tubimin masiv i cili po zhvillohet në Deçan.

Ai ka premtuar se koalicioni do ta bëjë Deçanin adresë ballkanike të turizmit dimëror.

“Deçani, xhevahiri i turizmit malor, është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore”, shkroi Haradinaj.

Ai premtoi dorën e shtetit në zhvillimin e bujqësisë e turizmit në këtë komunë.

“Studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga Shteti për të fillur biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit.

Rrymën do ta prodhojmë vet dhe nuk do të lejojmë të na e caktojë çmimin mafia energjetike.

Energjia nuk do të jetë malli më i shtrenjtë. Do ta ulim çmimin për 20 përqind.

Por për tu zhvilluar, së pari duhet të kemi siguri, e kjo arrihet vetëm duke qenë krejt Kosova në NATO”, shkroi Haradinaj në Facebook.