Lajme

Manxhuka thotë se baneri i Kurtit në Skenderaj u dogj

02/02/2025 13:15
nga:G B

Një baner me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti është djegur në Skenderaj.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Manxhuka për këtë veprim e ka fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës.

“VITI 2025. Kësaj radhe qenka djegë me benzinë baneri i Kryeministrit në Skënderaj. Sigurisht, PDK mundet ma mire”, ka shkruar ai në Facebook.