Kandidati për deputet nga radhët e Nisma-s, Zafir Berisha, së bashku me bashkëpartiakë kanë vizituar disa biznese në Suharekë që po përballohen me probleme të mëdha viteve të fundit.
Berisha tha se emigrimi i fuqisë puntore po kthehet në një shqetësim të madh për bizneset në Suharekë dhe kudo në Kosovë.
“Emigrimi i fuqisë puntore po kthehet në një shqetësim të madh për bizneset në Suharekë dhe kudo në Kpsovë, që si asnjëherë tjetër po ankohen, jo vetëm për mungesën e fuqisë punëtore, por edhe për mos mbështetje nga qeveria në ikje” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Zafir Berisha kandidon në këto zgjedhje me numrin 14.
Postimi i plotë:
Bashkë me kantidatin e Kosovës Fituese 137 z.Samir Bytyqi në Suharekë vizituam biznese që po përballohen me probleme të mëdha viteve të fundit.
Emigrimi i fuqisë puntore po kthehet në një shqetësim të madh për bizneset në Suharekë dhe kudo në Kpsovë, që si asnjëherë tjetër po ankohen, jo vetëm për mungesën e fuqisë punëtore, por edhe për mos mbështetje nga qeveria në ikje.
Investimi në trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm të stafit mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës dhe produktivitetit të ekipit në bizneset e vogla dhe të mesme.
#veçvepra137 #zafa14


