Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Linda Bekteshi, përmes një video që ka ndarë në rrjetin social facebook ka dhënë disa premtime në lidhje me fuqizimin e gruas.
“Promovimi i gruas në vendimmarrje dhe fuqizimin i saj, përfaqësimi në pozita drejtuese janë jo vetëm synime politike për të cilat do të shkrij gjithë dijen time, por edhe premtimi im publik para jush” thekson Bekteshi raporotn “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Promovimi i gruas në vendimmarrje dhe fuqizimin i saj, përfaqësimi në pozita drejtuese janë jo vetëm synime politike për të cilat do të shkrij gjithë dijen time, por edhe premtimi im publik para jush. Ato janë shtyllat e veprimit tim nga të cilat nuk do të shmangem asnjëherë.


