Lajme

Shkëmb Manaj: Përherë mbetemi të përkushtuar për t’i mbështetur afaristët tanë

02/01/2025 12:13
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka viztuar kompaninë “Beni” dhe kompaninë e ndërtimit “Panorama”.

Manaj tha se këto kompani janë shembuj të suksesshëm të vazhdimit të një tradite familjare në biznes, duke treguar se përvoja dhe vlerat e trashëguara mund të jenë baza e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike.

“Kontributi i tyre në sektorin ekonomik jo vetëm që krijon vende pune, por edhe ndikon në zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e investimeve në vend. Ky model biznesi tregon se trashëgimia familjare mund të jetë një faktor i rëndësishëm për suksesin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë në treg” shkruan Manaj raporton “Gazeta Blic”.

Manaj tha se përherë mbeten të përkushtuar për t’i mbështetur afaristët e vendit tonë.

Postimi i plotë:

Kompania “Beni” dhe kompania e ndërtimit “Panorama” janë shembuj të suksesshëm të vazhdimit të një tradite familjare në biznes, duke treguar se përvoja dhe vlerat e trashëguara mund të jenë baza e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike. Kontributi i tyre në sektorin ekonomik jo vetëm që krijon vende pune, por edhe ndikon në zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e investimeve në vend.

Ky model biznesi tregon se trashëgimia familjare mund të jetë një faktor i rëndësishëm për suksesin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë në treg.

Përherë mbetemi të përkushtuar për t’i mbështetur afaristët tanë. Secili prej këtyre afaristëve është lider në sektorin e vet dhe përfaqëson patriotizmin modern të Republikës së Kosovës.

Falemnderit për mikëpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme Arben, Agron dhe Ardian Nimanaj.

✅ Voto LDK 124

✅ Lumir Abdixhiku 1

✅ Shkëmb Manaj 29