Pas mjegullës që pritet të formohet orëve të mëngjesit të ditës së shtunë nëpër ultësira, ditën do të ketë intervale me diell, ndërkohë që vransirat vijnë duke u shtuar orëve të pasdites, kryesisht të shtresave të larta.
Nuk priten kushte për të reshura.
Temperaturat minimale zbresin në 0C e 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 11C e 13C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 3-6m/s.


