Në 28 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, në Orllan si dhe në Kompleksin “Baza e parë e UÇK-së”, në Lladoc.
“Çmimi i lirisë ishte i madh, por trimat si Komandanti Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, nuk kursyen asgjë që ne sot të gëzojmë atë”, ka shkruar ai në postimin e tij.


