Lajme

Ushtarët turk të KFOR-it patrullojnë në vijën kufitare me Serbinë

01/31/2025 14:07
nga:N K

KFOR përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur për një kontroll rutinor që forcat turke kanë kryer sot në disa lokalitete në veri të Kosovës për të siguruar siguri përgjatë vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Këto përpjekje janë pjesë e përpjekjeve të përditshme të misionit të KFOR-it për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.