Lajme

Izet Sadiku i bindur: Më 9 shkurt shënojmë fitoren e madhe të LDK-së

01/31/2025 13:16
nga:N K

Izet Sadiku, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar familjen Gashi në lagjen Hajvalia, raporton GazetaBlic.

Sadiku theksoi se flamuri dardan, simboli i identitetit dhe trashëgimisë tonë rugoviane, kishte zënë vendin e merituar, në krye të vendit.

Ai gjatë këtij takimi tha se bashkëbiseduan për investimet në Prishtinë dhe zhvillimin e vendit të cilat sipas tij janë një hap i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.

Tutje, Sadiku shprehet i bindur se “Më #9Shkurt shënojmë fitoren e madhe të #LDK-së!”.

Postimi i plotë: