Lajme

Tom Dodaj e pranon fajin në shitjen e armës për rastin e Liridona Ademajt

01/31/2025 13:01
nga:Y I

Tom Dodaj e ka pranuar fajin e tij në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Ai para trupit gjykues në seancën fillestare ka deklaruar se e pranon që të akuzuarve të tjerë u ka shitur armën.

Ndërkaq, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla nuk kanë dashtë të deklarohen, ata zgjodhën të mbrohen në heshtje.

Ndërsa, Naim Murseli u deklarua plotësisht i pafajshëm. /Klankosova/