Lajme

Mustafa: Të pyesë veten çdo qytetar – a është përmirësuar jeta në katër vitet e fundit?

01/25/2025 11:22
nga:Sh R

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, gjatë një konference për media, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të reflektojnë mbi ndikimin e qeverisjes së Vetëvendosjes në jetën e tyre gjatë katër viteve të fundit.

“Ftoj çdo qytetar të Kosovës ta pyesë veten: a është përmirësuar gjendja ime ekonomike dhe e familjes simenë 4 vitet e fundit?

Le të pyet veten çdo qytetar: a të përmend 3 projekte të mëdha qeveritare që nisën dhe mbaruan në këto 4 vite?

Le të pyet veten çdo qytetar: pas 4 viteve qeverisje të VV-së, a kanë fëmijët tuaj gjasa të mos ikin nga Kosova, të mos kërkojnë të ardhme diku tjetër?

Dhe pyetja më e rëndësishme: a kanë këta njerëz në pushtet ndonjë ide, ndonjë plan për të ardhmen tonë?” – tha Mustafa.

Ai theksoi se nëse përgjigjja për këto pyetje është “jo”, atëherë qytetarët nuk kanë arsye të votojnë për VV-në.

“Nëse përgjigjja juaj për të gjitha këto pyetje është një JO, atëherë është krejt e qartë që ju keni ZERO arsye për të votuar për VV-në.” – tha ai.

Ai shtoi se nëse dikush ka ende dyshime, të kërkojnë një debat mes kryeministrit Kurti dhe kandidatit për kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

“E nëse nuk jeni të sigurt, atëherë është koha që ju të kërkoni nga Kurti të vijë në një debat me Lumirin, të debatojnë për të ardhmen e Kosovës”, deklaroi tutje Mustafa.