Lajme

Edukatorja ushtron dhunë ndaj 3-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim

01/24/2025 09:03
nga:Sh R

Rudina Gërdani është edukatorja e cila është shpallur në kërkim pas denoncimit për dhunë ndaj fëmijëve të bërë nga dy prindër të cilët kishin zgjedhur një kopsht privat për fëmijët e tyre në Astir të Tiranës.

I pari që ka mësuar për dhunën ndaj djalit të tij 3-vjeçar ka qenë Lorenc Rrapa i cili ka treguar se si ka ndpdhur e gjithë ngjarja në emisionin “People” në Euronews Albania.

“I thash “Priam të lutem më trego çfarë ka ndodhur” më tha, “Më kapi Rudi. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort”. Unë u bëra nervoz, telefonova pronarin dhe drejtoreshën. U dërgova një mesazh “Shpresoj mos të jetë e vërtet çfarë ka ndodhur me Priamin, ai ndihet i dhunuar thotë më ka goditur Rudina”. Më tha “Shpresoj mos të jetë e vërtetë, po do shikojmë kamerat. Të nesërmën kur shkuam në kospht Priami nuk pranoi të futej brenda, shkuam në një lokal dhe pamë kamerat. Aty konstatova dhunën. Brenda një afati kohor rreth 2 orë e 30 fëmijë janë dhunuar 2 fëmijë. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune”,-tha Rrapa, raporton Euronews.al.

Ai ka shtuar se pasi ka parë kamerat ka marrë në telefon edhe nënën e një djali tjetër që gjithashtu ishte dhunuar nga edukatorja Rudina Gërdani dhe i ka dërguar edhe asaj pamjet filmike ku djali i saj dhunohet. Së bashku ata shkuan të bënin denoncimin.

Ndërkohë vendodhja e edukatores nuk dihet ende, pasi në momentin që policia ka shkuar për të shoqëruar në komisariat dhe për ta marrë në pyetje nuk e ka gjetur në banesë.