Lajme

Sulmohet një mjek në QKUK

01/24/2025 09:04
nga:N K

Një mjek është sulmuar në Klinikën Infektive.

Kështu bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Në raport thuhet se mjeku ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“QKUK, Prishtinë  23.01.2025 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mjek në Klinikën Infektive. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK-së.