Kandidatja e LDK-së për deputete, Jeta Rafuna me numër 45 thotë se sot në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë jehoi kushtrimi i fitores së madhe.
Rafuna thotë se ishte emocionuese prezenca e kaq shumë njerëzve që po i mbështesin fortë, shkruan GazetaBlic.
Ja postimi i Jeta Rafuna Hasanit:
“Në degën e II, në “Gjergj Fishta”, shkollën në të cilen morëm hapat e parë të dijes unë dhe kryeministri në ardhje Dr. Lumir Abdixhiku, sonte jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe.
Në këtë shkollë kam shume kujtime të bukura, e një nga to është edhe shiriti i zi në karate, e shumë kujtime të tjera të cilat sot më shumë se asnjëherë më parë më inspirojnë për të vazhduar e punuar fuqishëm e me kokën lartë për këtë pjesë të zemrës sime. ❤️
Sa shumë emocionuese ishte prezenca kaq e madhe e njerëzve të cilët po na mbështesin fortë për fitore e ndryshim.
Dega e Dytë Fantastike🔥”, shkruan Rafuna.
/GazetaBlic