Kandidatja e LDK-së për deputete, Donjeta Dragusha, ka njoftuar se kanë shpërndarë 7 mikserë për përgatitjen e ushqimit voluminoz për kafshët, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka thënë se këto pajisje do t’ua lehtësojnë punën fermerëve.
Postimi i saj i plotë:
Mikserë për përgatitjen e ushqimit voluminoz për kafshët
Kisha knaqësinë që sot të shpërndajmë 7 mikserë për pergatitjen e ushqimit voluminoz për kafshët, paisje kjo që i’u lehtëson punen fermerëve tanë në blegtori.
Kryeqyteti mbetet i përkushtuar në përkrahjen e të gjitha sektoreve të bujqësisë dhe zhvillimit rural.