Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa ka theksuar mbështetje të jashtëzakonshme për PDK-në në Therandë, duke e quajtur atmosferën madhështore dhe entuziazmin e qytetarëve si dëshmi të fuqisë së kësaj partie, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se me përkrahjen e palëkundur të qytetarëve, PDK është e pandalshme në rrugëtimin drejt fitores dhe po ndërton një të ardhme më të mirë për Kosovën.
E plotë:
Theranda po dëshmon edhe një herë fuqinë e saj me një atmosferë madhështore nga mbështetësit e saj të zjarrtë! Me përkrahjen e palëkundur të qytetarëve, PDK është e pandalshme në rrugëtimin drejt fitores! Bashkë po ndërtojmë një të ardhme më të mirë!