Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar një tubim të mbushur me entuziazëm në Suharekë, ku ka theksuar se Kosova mund të shkojë përpara me zhvillim më të shpejtë dhe më pak tatime, raporton GazetaBlic.
Hamza u shpreh se PDK ofron zgjidhje konkrete dhe jo arsyetime, duke premtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët.
Ai theksoi se programi i tij do të sjellë më shumë të ardhura për secilin, shëndetësi më të mirë, arsim modern dhe mundësi më të mëdha për të gjithë qytetarët e Kosovës.
E plotë:
Një tubim me plot entuziazëm në Suharekë. Me plot energji dhe shpresë për Kosovën që mundet ma mirë.
Ne ofrojmë zgjidhje, jo arsyetime!
Kosova mundet ma mirë do të thotë më shumë zhvillim e më pak tatime, më shumë të ardhura për secilin, shëndetësi më të mirë, arsim modern dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.