Kandidati i AAK’së për deputet, Daut Haradinaj, ka thënë se “pak kush e kishte besuar” që para gjashtë viteve do të themlohej Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës.
Ai ka shtuar se bashkë me aleatë Kosova do të bëhet pjesë e NATO’s.
“6 vjet më parë u themelua Ministria e Mbrotjes dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës, pak kush e kishte besuar që do bëhej ushtria dhe kjo Ministri, mirëpo u bë. Bashkë me aleatët tanë atëherë dhe bashkë me aleatët tanë tash, Kosova do bëhet pjesë e NATO-s.”