Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 36, Valdete Idrizi, ka vlerësuar tashmë mandatin katër vjeçar të Qeverisë Kurti, duke theksuar se nuk është e kënaqur me zhvillimet e fundit në vend.
Idrizi në një intervistë dhënë për GazetaBlic ka bërë të ditur se gjatë diskutimeve të saj nëpër qytet, ka pyetur qytetarët nëse janë të kënaqur me jetën në Kosovë, dhe sipas saj për fat të keq, asnjë prej tyre nuk ka shprehur kënaqësi.
“Në çdo kënd të qytetit kudo që po shkojmë fillimisht po i pyes se a jeni të kënaqur me jetën në Kosovë? Fatkeqësisht po them se asnjë qytetarë nuk ndihet i kënaqur, në këtë rast as unë nuk jam e kënaqur për arsyeje të shumëta. E para është është se shporta e familjes është varfëruar sepse cmimet janë shumë të shtrenjta, masat e qeverisë kanë qenë të pakëta ose nuk kanë qenë fare të mira, pastaj kemi ngecur në politikë të jashtme, jemi vetizoluar ajo çka më brengosë mua si qytetare është polarizimi që është bërë prej shteti tek qyetarët”, tha ajo.
Sipas saj, ka pasur një ngecje të dukshme në politikën e jashtme dhe një vetëizolim të Kosovës, ndërsa polarizimi midis shtetit dhe qytetarëve ka arritur nivele të rrezikshme.
Ajo thekson se ky polarizim është reflektuar edhe në migrimin masiv të të rinjve dhe profesionistëve që kërkojnë mundësi më të mira jashtë vendit.
“E kemi parë edhe një luftë verbale tashmë që mundem me thanë që ka eskalu po ndër vite ka ndodh edhe më e madhe, e kjo tek qytetarët ka ndikuar për të keq. Unë besoj që edhe ky migrimi i madh jo vetëm i të rinjëve që kanë shkuar me pa një perspektivë tjetër, por edhe të profesionistëve, pra kemi pas kuadro, ndonjëherë kemi edhe kuadro deficitare që e kanë lënë vendin këtu, ka lënë një punë të mirë këtu, kanë shku në vende të tjera, me pas një qetësi më të mirë, një perspektivë më të madhe një stabilitet më të madh , kështu janë shumë komponenta që unë kisha dasht me pa Kosovën shumë më mirë”, potencoi Idrizi.
36-shi i PDK-së, ka kritikuar qeverinë edhe për arrogancën ndaj qytetarëve dhe për diskriminimin që është bërë në shumë fusha, duke përmendur edhe Mitrovicën, ku ajo vëren se ka pasur diskriminime për shkak të orientimeve politike.
“Shpesh kur më kanë pyetur për prititjet që ka pasë kjo qeveri, kam thënë shumë shpresoj që të jem gabim, por nuk kam pasur kaq pritje të mëdha, por nuk do të kisha besu asnjëherë që do të vijë në këtë kohë dhe në këtë masë , kjo arrogancë e qytetarit ndaj pushtetit. Kështu që nuk jam e kënaqur aspak dhe kjo më jep motiv shumë më shumë me punu, pernime me pasë një Kosovë më të mirë, me pasë një ushtrim të drejtës së qytetarit, të njeriut mos me pas mos me qenë të diskriminuar, kemi pa diskiminime në shumë fusha të qytetarëve në politika të ndryshme prej ministrive, kemi pas në veri të Mitrovicës, ani pse janë ndërtuar shtëpi, shyqyr që janë ndërtuar, po edhe aty kemi ps deskriminim, nëse e ke pas preferencë politika për një grupacion tjetër, dmth ke dal nga lista, pra edhe aty ke pas diskriminim”, tha ndër të tjera Idrizi.
Mes të tjerash, kandidatja për deputete theksoi se do të vazhdojë të luftojë për një Kosovë më të mirë dhe për një shtet që respekton të drejtat e të gjithë qytetarëve.
“Kështu kjo është motiv shtesë që duhet me punu për një Kosovë më të mirë dhe me punu për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim, kjo është më e dhimbshmja që pushteti me bë dallim tek qytetarët, nuk ish dasht asnjë qeverisje me bë këtë, kjo ka qenë aq evidente këto vitet e fundit, saqë me të vërtetë është e dhimbshme, mos të flas se veç kushtetuta sa ehrë është shkelur, edhe te arsimi kemi ngescje, tek shëndetësia është shumë evidente, në të gjithë sektoret kemi pas ngecje, nuk mund të them asnjëherë që jam e kënaqur si qytetare e Mitrovicës, por në këtë rast edhe si politikane me këtë qeverisje katër vjeçare”, përfundoi ajo për GazetaBlic.