Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Greikoc të Suharekës.
Një 71 vjeçar është gjetur në rrugë pa shenja jete.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, deklaroi se fillimisht viktima ishte dërguar në QKMF-në në Suharekë.
“Aty mjekët e kanë konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes dhe se Policia ka marr të gjitha veprimet e nevojshme për rastin”, tha Bytyqi.