Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se kryeministri Albin Kurti po ulë nivelin e gjuhës për shkak të panikut të thellë.
Sipas tij, Kurti e ka të ditur tashmë se qytetarët janë dëshpëruar nga ai, e fitorja i takon LDK-së.
“Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetari i VV-së do të bënte mirë që t’i njoftonte qytetarët e Kosovës nëse ka punuar diçka për katër vjetët e kaluara dhe të shpalos një program për katër vjetët e ardhshme”.
“Në pamundësi për të treguar diçka që ka punuar, sepse nuk ka punuar asgjë, as ai, as qeveria e tij për katër vjet, e nga ana tjetër s’po kanë as çka tregojnë se çka do të punojnë gjatë katër vjetëve të ardhshme sepse janë njoftuar me dëshpërimin e thellë të qytetarëve të Kosovës për ta, ka vendosur që në pamundësi që të tregoj se çka ka punuar, ka vendosur që të ulë nivelin e gjuhës duke thumbuar partitë, e në veçanërisht Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Mustafa.
“Paniku i thellë e detyron atë ta ulë nivelin e gjuhës, duke përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës”.