Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e së dielës.
Zjarri që ka rënë në një banesë në rrugën “Myzafer Spaho” i ka marrë jetën një të moshuari, shkruan A2.
Viktima është shtetasi R.K., rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Sipas burimeve të A2, 75-vjeçari jetonte i vetëm në një kasolle. Dyshohet se ai kishte ndezur zjarr për t’u ngrohur.