Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e fuqishme që ka marrë nga qytetarët e Katunishtë, duke theksuar se kjo përkrahje është një mesazh i qartë për ringritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe për ndryshimin që do të vijë më 9 shkurt, raporton GazetaBlic.
Hyseni theksoi se ky mobilizim dhe angazhim i qytetarëve është një frymëzim i madh dhe se ndryshimi që pritet të ndodhë në Kosovë do të nisë nga Llapi.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë ta mbështesin LDK-në në këto zgjedhje.