Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka shprehur kënaqësinë për takimin e tij me qytetarët e Moglicit, te Agron Noka, raporton GazetaBlic.
Beqa theksoi se si kudo në Kosovë, edhe në këtë zonë ka ndjerë besimin e madh dhe përkrahjen e sinqertë të qytetarëve.
Ai vlerësoi frymën e bashkëpunimit dhe përkushtimin e qytetarëve, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të qartë se fitorja e PDK-së më 9 shkurt 2025 është e pashmangshme.
Beqa shprehu optimizëm për fushatën dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës.